(6 janar 2007 RV) Më 28 dhjetor Atë Zef Pllumi, shkrimtari françeskan i mirënjohur,
mori në Tiranë çmimin “Penda e Artë”, dhënë nga juria e konkursit “Penda e artë dhe
e argjendtë”, për librin e tij trevëllimësh “Rrno vetëm për me tregue”, vepra letrare
më e lexuar në Shqipëri për vitin që u mbyll. Në dorëzimin e këtij çmimi ministri
i kulturës z. Bujar Leskaj u shpreh ndërmjet tjerash se kjo vepër “edukoi estetikisht
dhe moralisht letërsinë shqipe të këtyre viteve”. Ndërsa për Atë Zefin dhënia e çmimit
është mbi të gjitha njohje e së drejtës për ekzistencë të gegnishtes. Por më hollësisht
për këtë ngjarje që nderoi krejt Provincën Françeskane Shqiptare, le të ndjekim bisedën
që zhvilloi kryeredaktori i programit shqip të Radio Vatikanit Dom David Gjugja me
vetë Atë Zef Pllumin o.f.m në Shkodër, në Kuvendin e Giuhadolit...