2007-01-02 18:20:59

Të rejat nga Bashkimi Evropian


(2.1.2007 RV)Me fillimin e 2007 Gjermania merr drejtimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian si edhe drejtimin e Grupit të Tetëshes. Ndër pikat kryesore të programit gjerman bien në sy zvogëlimi i pasojave të globalizimit, përmirësimi i qëndrueshmërisë së tregjeve financiare si edhe mbështetja që i duhet dhënë Afrikës për tërheqjen e investimeve.


Bashkimi Evropian e ka quajtur vitin 2007 “Vit të mundësive të barabarta për të gjithë”. Objektivat e këtij viti, në nivel kombëtar dhe lokal, do të jenë lufta kundra diskriminimeve në bazë seksi, race, feje, ideje politike, dhe aftësie si edhe promovimi i solidaritetit shoqëror veçanërisht ndërmjet brezit të ri dhe atij të vjetër.







All the contents on this site are copyrighted ©.