2006-12-30 12:00:20

Fjala e rastit e kryeipeshkvit te Tivarit Imzot Zef Gashit me rastin e fillimit t misionin ipeshkvnor te bariut te Kishes se Kosoves imzot Dode Gjergjit.


(29.12.06. RV) Duke përkujtuar me pietet dhe respekt parardhësin tonë Imzot Mark Sopin, bariun e kësaj Kishe i cili me 11 janar 2006 kaloi në amshim, unë me vullnetin e Atit të Shenjtë, Papës Benedikti XVI e udhëhoqa këtë Kishë deri në ditën e sodit. Sot më 29 dhjetor, para bashkësisë së popullit të Zotit të përfaqësuar nga të gjitha famullitë, në praninë e mbarë Klerit vendas, me pjesëmarrjen e shkelqësisè së Tij, Imzot Eugenio Sbarbaro, Nuncit Apostolik të përfaqësuesve të dy Konferencave Ipeshkvore si dhe në prezencën e përfaqësuesve të bashkësive të tjera fetare dhe të autoriteteve civile vendore dhe ndërkombëtare, po ta dorëzoj udhëheqjen e kësaj Kishe vendase ty Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i deri tanishëm i Dioqezës së Sapës në Shqipëri.
Zoti ta priftë të mbarën në veprimtarinë tënde apostolike dhe të përcjelltë gjithmonë dhe gjithkund me bekimin e vet. Urime!







All the contents on this site are copyrighted ©.