2006-12-29 18:17:40

Somalia pa paqe edhe pas marrjes së Mogadishos nga qeveria.


(29.12.06 RV) RealAudioMP3 Pas marrjes së djeshme të kryeqytetit Mogadisho nga trupat e qeverisë së tranzicionit, të ndihmuara nga Etiopia, mijëra persona kanë mbushur sot sheshet për të protestuar. Kohortet islamike janë tërhequr pa gjakderdhje, por një pjesë e popullsisë që i mbështet manifestoi sot kundër trupave etiopike. Kryeministri i qeverisë së përkohshme ka hyrë në kryeqytet për të marrë në dorë pushtetin, po sot, por kjo nuk mund të interpretohet si një sinjal pozitiv për zgjidhjen e krizës në Somali, siç shpjegon në mikrofonin tonë at Karmine Kurçi, drejtor i revistës komboniane “Nigricia”:
C’do të krijojë kjo? Para së gjithash, akoma tension të madh brenda rajonit, sepse zhvendosja e Kohorteve islamike nga Mogadisho nuk do të thotë aspak kontroll mbi kombin e mbi territorin. Kjo do të krijojë edhe më tepër tension, luftë e guerrilje brenda këtij vendi të madh që është Somalia. Ajo që mungon, si brenda vendit, ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar, është dëshira për dialog, për të gjetur një pikë takimi, rreth së cilës të krijohet një gjendje stabiliteti. Është e qartë se qeveria e tranzicionit nuk e ka forcën politike dhe aftësinë për të udhëhequr vendin. Somalia është e rëndësishme nga pikpamja strategjike, pasi kontrolli i saj do të thotë kontroll mbi rrugët e naftës. Por, kjo situatë po shkatërron breza të tërë. Të rinjtë jetojnë vetëm me kallashnikov e me drogë. C’lloj kombi mund të formohet në këtë mënyrë? Bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi të mëdha për këtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.