2006-12-22 18:01:12

Ikja e të krishterve nga Iraku shqyrtohet nga Këshilli i Kryetarëve të besimtarëve të krishterë


(22.12.06 RV) Gjendja e të krishterëve në Irak dhe nevoja e të krishterëve të këtij vendi për të folur njëzëri.“ Kjo ishte tema e mbledhjes së Këshillit të kryetarëve të besimtarëve të krishterë në Irak zhvilluar të mërkurën e kaluar në katedralen e Shën Jozefit në Bagdad. Gjatë mbledhjes, drejtuar nga Patriku i Babilonisë i Kaldejëve, u diskutua ndërmjet tjerash edhe mbi propozimin për ushtrime shpirtnore të përbashkëta për të gjithë meshtarët e besimeve të ndryshme si edhe për caktimin e një dite kushtuar lutjes për bashkim të të gjithë të krishterëve. Sipas ipeshkëvit ndihmës të Bagdadit Andraos Abouna, të shtyrë nga vrasjes, kërcënimet dhe pengmarrjet „afro gjysma e të krishterëve irakianë kanë braktisur deri tani vendin







All the contents on this site are copyrighted ©.