2006-12-21 17:09:54

Krishtlindja na fton ta shikojmë Krishtin Fëmijë në të gjithë fëmijët, gëzimi i Kishës e shpresa e botës - u tha Papa të rinjve të Veprimit Katolik.


(21.12.2006 RV)Papa nënvizoi posaçërisht se Krishtlindja është mister i madh i së Vërtetës e i Bukurisë së Hyjit që vjen ndërmjet nesh dhe u drejtoi të rinjve thirrjen: “Dëshmoni se Jezusi nuk jua pakëson gëzimin, përkundrazi, ju bën më njerëzor, më të bukur”.
Pikërisht në fëtyrën e Jezusit të vogël – reflektoi Papa – kundrojmë fytyrën e Hyjit që nuk na dëftohet si njeri i fortë, as si i pushtetshëm, por si njeri i ligësht, si fëmijë i brishtë. I mbështjellë në fasha e i vënë në grazhd, rrethuar nga kujdesi i Nënës, - vijoi Ati i Shenjtë – kjo Foshnje hyjnore na zbulon mirësinë dhe bukurinë e pakufishme të Zotit.
“Mahnitja që provojmë para mrekullisë së Krishtlindjes – tha në vijim Papa - pasqyrohet në një farë mënyre në mahnitjen që shkakton lindja e çdo foshnjeje e na fton ta shikojmë Krishtin Fëmijë në të gjitha foshnjat, që janë gëzimi i Kishës e shpresa e botës”.
I posalinduri, që del në dritë në Betlehem - vijoi Papa – është po ai Jezus që ecte në rrugët e Galilesë, që dha jetën për ne mbi kryq e që më pas u ngjit në qiell, prej nga vijon t’i prijë Kishës me forcën e Shpirtit të tij.Kjo – tha në përfundim Ati i Shenjtë – është e vërteta e bukur dhe e madhe e fesë sonë të krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.