2006-12-18 17:32:09

Së shpejti Kisha do të ketë 4 shenjtorë e 78 të Lum të rinj.


(18.12.2006 RV)Shenjtorët e ardhshëm janë: Simoni nga Lipnica, predikatar i shquar françeskan polak, që jetoi në vitet 1400; Karli i Shën Andreut, rregulltar pasionist, apostull i ekumenizmit në vitet 1800; Antoni i Shën Anës, françeskan brazilian, mbrojtës i zjarrtë i Zojës së Papërlyer, në një kohë kur doktrina kundërshtohej dhe Maria Eugjenia e Jezusit, themeluese e Motrave kundruese në veprim. Shumica e të Lumëve janë martirizuar gjatë Luftës civile në Spanjë e në Brazil.







All the contents on this site are copyrighted ©.