2006-12-15 17:23:50

Sot Kisha katolike përkujtoi dy shenjtorë me emrin Valer.


(15.12.2006 RV)Njëri ishte ipeshkëv i Trevirit, tjetri i Ravenës, në Itali.
Koha kur jetoi Shën Valeri, ipeshkëv i Trevirit, nuk është shumë e qartë. Sipas gojëdhënës, qe nxënës i Shën Pjetrit, i cili e pati dërguar në Treviri. Aty Shenjti ktheu në fenë e Krishtit turma të tëra paganësh e bëri disa mrekulli, ndërmjet të cilave, ngjalljen prej së vdekuri të një shoku të misionit, të cilin e preku me shkopin që i kishte dhënë Princi i Apostujve. Vdiq më 29 janar të vitit 88. Reliket e tij ruhen në Kishën e Shën Matisë së Trevirit. Ndërsa Shën Valeri i Ravenës luftoi për mbrojtjen e të vërtetave të Kishës kundër herezisë ariane dhe vdiq më 15 mars të vitit 810.







All the contents on this site are copyrighted ©.