2006-12-15 18:39:44

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të Ardhjes.' Prania e Zotit është gëzim për njeriun!'


(16.12.06. RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me liturgjinë e Fjalës së Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 3-të të kohës kishtare të Ardhjes, që paraprin e përgatit Krishtlindjen. E diela e tretë e Ardhjes përshkohet nga tema e gëzimit. Zoti është afër! Për këte liturgjia e kësaj së diele na fton në gëzim. Gëzohuni sepse Zoti na sjell paqen e shpëtimin, thotë Shkrimi i Shenjtë.
Leximet biblike (Sof 3,14-18.a; Fil 4.4-7; Lk 3.10-18) të kësaj së diele na thonë se Zoti është afër nesh: ne nuk e shohim, por Ai po afrohet dhe dëshiron të na dhurojë gëzimin e vet hyjnor, atë gëzim që do të përsoset me kthimin e Tij, por i cili gëzim që tani mund të fillojë të zërë vend në jetën tonë për ta bërë më të bukur e të lumtur. Zoti ka dashur që historia njerëzore, kaq shumë e mbushur me vajë e vuajtje, të shoqërohet nga kumtimi i lumturisë, që në Mishërimin e Krishtit realizohet e sjell fryte.
Më tepër, j ftojmë ti dëgjoni leximet biblike dhe komentin…RealAudioMP3 ..
 







All the contents on this site are copyrighted ©.