2006-12-15 17:18:49

Ipeshkvi i Ungros, imzot Erkole Lupinaçi, në vizitë ‘ad Limina’.


(15.12.2006 RV)Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë grupin e dytë të ipeshkvijve të Kalabrisë, në vizitë ‘ad Limina’.
Ndërmjet tyre ishte edhe ipeshkvi arbëresh i Ungros, imzot Erkole Lupinaçi. Kujtojmë se institucionet kishtare të arbëreshëve në Kalabri nisën të organizoheshin që në kohën e Kuvendit te Arbërit (1703). Mënjëherë pas tij, si në Kalabri, ashtu edhe në Sicili u themeluan dy seminare, të cilat patën ndikim vendimtar mbi jetën kulturore, shpirtërore dhe kishtare të arbëreshëve. U emëruan gjithashtu dy ipeshkvij, një për Kalabrinë dhe një për Sicilinë, gjë që ndikoi fuqimisht për gjallërimin e ndërgjegjes etnike dhe fetare, duke siguruar kështu një mbështetje të fortë për ruajtjen e identitetit të Kishës shqiptare në Itali. Për t’u njohur më hollësisht me realitetin fetar, gjuhësor e kulturor të arbëreshëve të Kalabrisë, përgatitem me këtë rast për faqen tonë të internetit skedën përkatëse, marrë me shkurtime nga studimi i monsinjor Eleuterio Fortinos, zevendës-sekretar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve “Kisha ndër shqiptarët e Italisë; nga Kuvendi i Arbërit (1703) tek Kuvendi i Arbëreshëve (2004) (hipoteza të punës për një Histori të Kishës shqiptare në Itali).







All the contents on this site are copyrighted ©.