Shqipëria dhe Pulja e Italisë forcojnë bashkëpunimin për Korridorin 8.
(13.12.06 RV) Qeveria e Shqipërisë dhe Rajoni i Puljes në Itali impenjohen
që të forcojnë bashkëpunimin për realizimin e Korridorit VIII energjitik. Kjo lidhje
qe në qendër të bisedimeve ndërmjet kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe presidentit
të Rajonit italian, Niki Vendola. Ideja është që të realizohen forma më të ngushta
koordinimi për të mbështetur projektet energjitike të caktuara në “Memorandumin e
Sofies”, nënshkruar në prill 2005 nga ministrat e industrisë e të energjisë të Italisë,
Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ironi e fatit: për shkak të pozicionit
të saj gjeografik, Shqipëria do të ishte strategjike në lidhjen me vendet lindore
për të furnizuar tregun italian, por për shkak të ngushtësisë mendore të politikanëve
të saj në vite, gjendet në një krizë energjitike të pashoqe, e cila e ka detyruar
kryeministrin Berisha të kërkojë rishqyrtimin e koncesioneve për hidrocentralet.