2006-12-13 18:37:00

Këshilli i Sigurimit i OKB-së flet për Kosovën.


(13.12.06 RV) Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mbledhjen e sotme diskutoi për gjendjen në Kosovë. U paraqit raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Anan për punën e UNMIK-ut dhe u shqyrtua përmbushja e standardeve në Kosovë. Në këtë mbledhje, morën pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe kryeministri Agim Çeku. Ryker raportoi për zhvillimet në Kosovë. Për faktin se nuk pret shumë nga ky takim, Beogradi në këtë mbledhje u përfaqësua në një nivel të ulët, me kryetaren e së ashtuquajturës "Qendër Koordinuese serbe për Kosovën", Sanda Rashkoviq-Iviq.







All the contents on this site are copyrighted ©.