2006-12-13 17:44:18

Kisha është gjithnjë pranë të sëmurëve në prag të vdekjes. Kështu shkruan Benedikti XVI në Mesazhin për Ditën botërore të të sëmurit.


(13.12.2006 RV)Në Mesazh, publikuar sot nga Salla e Shtypit e Vatikanit, Benedikti XVI pohon se është e nevojshme të promovohen politika që krijojnë kushte në të cilat njerëzit e sëmurë rëndë të mund ta presin me dinjitet vdekjen. Ndonëse shkenca ka përparuar shumë – shkruan Ati i Shenjtë - nuk ka arritur t’i shërojë të gjitha sëmundjet e, për pasojë, as t’i lehtësojë vuajtjet e njerëzve në prag të vdekjes. Prandaj Papa kërkon më shumë qëndra që i lehtësojnë këto vuajtje, duke i asistuar plotësisht të sëmurët e duke u siguruar edhe ndihmën shpirtërore, për të cilën kanë më shumë nevojë se kurrë në prag të shtegtimit të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.