2006-12-13 17:44:36

Benedikti XVI priti kryeministrin e Izraelit, Olmert.


(13.12.2006 RV)Gjatë bisedimeve – nënvizon një notë e Sallës vatikanase të Shtypit – u prekën tema e paqes në Lindjen e Mesme dhe çështje që kanë të bëjnë me gjendjen e bashkësisë katolike në Izrael, në lidhje edhe me kremtimet e ardhshme të Krishtlindjes.
Pas takimit me Benediktin XVI, kryeministri i Izraelit bisedoi edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, që shoqërohej nga imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet dhe nga zevendës-sekretari, imzot Pietro Parolin.Ndërkaq sot në Jeruzalem rifilluan punimet e Komisionit dypalësh Izrael-Seli e Shenjtë, pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.