2006-12-12 17:55:26

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Gjovanën Shantal.


(12.12.2006 RV) Zhane Fransua Fremiò lindi në Dizhon të Francës më 1572. Mbiemrin e ri e mori pas martesës me baronin Shantal. Zoti e bekoi ketë martesë me shtatë fëmijë. Si mbeti shumë shpejt e vejë, Gjovana ia besoi veten Zemrës së Krishtit, duke e shkruar emrin e Zotit në kraharorin e vet, pranë zemrës, me hekur të skuqur. Nën udhëheqjen shpirtërore të Shën Françeskut të Sales, themeloi bashkëvëllazërinë e Vizitës së Virgjërës Mari tek Shën Elizabeta. Vdiq në kuvendin që kishte ngritur vetë, në Moulë të Borgonjës, më 13 dhjetor 1641.







All the contents on this site are copyrighted ©.