2006-12-11 16:50:14

Duke shfletuar kalendarin liturgjik të 11 dhjetorit, përkujtojmë Shën Damasin, Papë.


(11.12.2005 RV)RealAudioMP3 Emri grek Damas, me histori shumë të lashtë, sepse e gjejmë që në Iliadën e Homerit, të kujton edhe katakombet romake, sepse papa i shekullit V me këtë emër qe zbuluesi e arkeologu më i njohur i kohës.Ruajti, studioi e mbrojti qytetin e të vdekurve që shtrihet poshë Romës të të gjallëve.
Spanjoll me origjinë, lindur në Romë në vitin 305, Damasi qe i pari papë që mori këtë emër, me të cilin mbajti Tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën e tij falë lirisë së dhënë nga Kostandini, të krishterët i braktisën vendet e fshehta të kultit, prej nga i mbartën edhe relike e martirëve, për t’i vendosur në bazilikat e kishat e reja që nisën të ndërtoheshin. Kështu për katakombet u krijua rreziku i braktisjes e i shkatërrimit të plotë. Po Papa largapamës e ruajti traditën e nderimit të katakombeve, duke i mbrojtur nga rreziku i shkatërrimit.
Kujtojmë edhe se me porosinë dhe përkrahjen e tij, Shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa si sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht variantin e ri të Shkrimit Shenjt, që njihet me emrin "Vulgata". Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e që edhe sot e kësaj dite mbetet tekst bazë për të gjithë Biblistët. Vdiq në moshën e shtyrë, 80 vjeç e, pas varrimit të përkohshëm në Rrugën Romake Ardeatina, reliket e tij u mbartën në Kishën romake të Shën Lorencit in Damaso.







All the contents on this site are copyrighted ©.