2006-12-11 16:18:56

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Papalardo.


(11.12.2006 RV)“Bari i Kishës që iu kundëvu mafias me forcën e Ungjillit”: kështu shkruan Benedikti XVI në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e kardinalit Salvatore Papalardo, kryeipeshkëv nderi i Palermos.
Ati i Shenjtë e kujton me admirin figurën e kardinalit të ndjerë, që ndërroi jetë dje, në moshën 88 vjeçare, duke e quajtur ‘bari i zellshëm e fisnik, që zhvilloi veprimtari të shumta e të suksesshme, i shtyrë nga dëshira për të kumtuar Krishtin e për të kontribuar në zhvillimin moral e kulturor të shoqërisë palermitane”. Kujtojmë se në këtë shoqëri bëjnë pjesë edhe shumë shumë arbëreshë të Sicilisë. Kardinali i ndjerë pati admirim të veçantë për arbëreshët dhe u tregua i gatshëm t’i mbështeste në të gjitha nismat në shërbim të së mirës së tyre të përbashkët fetare e shoqërore.
Pas vdekjes së kardinalit Papalardo, Kolegji kardinalor ka 186 anëtarë, 114 me të drejtë zgjedhore e 72 me të drejtë këshillimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.