2006-12-08 19:01:31

Shtëpia e refugjatëve: Qendra Astali e jezuitëve në Romë feston 25 vjetorin.


(08.12.06 RV) Përfunduan dje në Kishën e Shën Injacit në Romë, kremtimet për 25 vjetorin e Qendrës Astali, seli italiane e organizatës botërore të jezuitëve “Xhezuit Refjuxhi Sërvis”. Në këtë Qendër kalojnë çdo vit 10 mijë persona, në pritje të statusit të refugjatit e shpesh vullnetarët u kanë shërbyer edhe shumë shqiptarëve në vështirësi. Të dëgjojmë drejtorin aktual, at Xhovani La Mana:RealAudioMP3 Impenjimi ynë i parë – dhe e themi shpesh – është mikpritja ndaj personave. Më pas, vetë personi na privilegjon, duke ndarë me ne historinë e përvojën e vet, pa harruar nevojat që mbeten konkrete dhe reale. Me shërbimin që japim mundohemi t’u përgjigjemi këtyre nevojave. Personat, sidomos të rinj, gra, fëmijë e familje, vijnë nga jugu i Afrikës: nga Eritrea, Etiopia, Somalia, Bregu i Fildishtë, Ruanda. Kjo tregon se në vite, gjendja nuk ka ndryshuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.