2006-12-07 18:29:19

Pasojat gjeopolitike të integrimit evropian të Rumanisë dhe Bullgarisë.


(07.12.06 RV) RealAudioMP3 Më 1 janar 2007, kufiri lindor i Bashkimit Evropian do të arrijë në Detin e Zi: integrohen Bullgaria dhe Rumania. Territori i Bashkimit Evropian rritet me rreth 350 mijë kilometra katror, ndërsa popullsia e 27 vendeve anëtare arrin pranë 500 milionëshit, prandaj ky hap i ri përpara drejt zgjerimit do të ketë pasoja gjeopolitike dhe ekonomike të rëndësishme. Të dëgjojmë Tulio D’Aponten, autor i raportit vjetor të Shoqërisë Gjeografike Italiane, që merret pikërisht me pasojat e zgjerimit evropian:
Është saldimi i skajshëm i Lindjes, saldohet zona e Detit Kaspik. Po flasim për serbatorin e madh e të ri energjitik, që Federata Ruse vendos në peshore për të kundërshtuar prirjet centrifuge pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik. Tani, ky element – për dikë nëpërmjet shantazhit, për të tjerët nëpërmjet mjetit energjitik – arrin që të rikompaktësojë dhe t’i japë fuqi kontraktuale Federatës Ruse. Bullgaria dhe Rumania janë kufiri i skajshëm, nëpërmjet të cilit kalon ky fluks energjitik, si gazi, ashtu edhe nafta, e që pastaj drejtohet për në Turqi. Këtu hapet sërish kapitulli nevojës për të përfshirë në Evropë edhe Turqinë. Nga ana tjetër, ekziston nevoja e ballancimit me interesat amerikane ndaj vendeve të reja të pavarura në zonën e Kaspikut. Që këtej, kuptohet se integrimi në Evropë ka vlerë gjeopolitike: e bën Evropën të aftë për të qenë ndërmjetësuese dhe bashkëbiseduese në planin energjitik, apo në marrëdhëniet Lindje-Perëndim.







All the contents on this site are copyrighted ©.