2006-12-06 18:46:58

Kryeministri i Maqedonisë merr mbështetjen italiane për integrimin evropian.


(06.12.06 RV) Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ndodhet në Romë ku është takuar me homologun e tij italian, Romano Prodi. “Vetëm hyrja në Bashkimin Evropian me të gjitha rregullat e kohët teknike të nevojshme, do t’i japë me të vërtetë fund problemeve dhe tragjedive të shkuara të Ballkanit Perëndimor. Në këtë rrugë do të punojmë në Këshillin e Evropës” – deklaroi Prodi, i cili premtoi mbështetjen italiane për integrimin evropian të Maqedonisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.