2006-12-05 18:25:35

Asgjë e re: Shqipëria pa drita.


(05.12.06 RV) Fillon kalvari i dimrit në Shqipëri, me ndërprerjen e programuar të energjisë elektrike. Në Tiranë, e cila është më e furnizuara nga qytetet, dritat priten për 1 ose 2 orë si paradite, ashtu edhe mbasdite. Në Shkodër, nuk ka energji elektrike nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës, ndërsa pasdite nga ora 17 deri në 19. Shqiptarët vazhdojnë t’i bëjnë dua qiririt, ndërsa si zgjidhje të situatës, KESH-i propozon rritjen e çmimit të enërgjisë elektrike. Mbetet fakti se pas gati 15 vjet demokraci, nuk është zgjidhur akoma problemi i dritave në Shqipëri, pavarësisht nga ndërrimi i qeverive.







All the contents on this site are copyrighted ©.