2006-12-04 16:15:07

Kisha në Azi vijon misionin e saj të dialogut e të ungjillëzimit: komunikatë e këshillit të posaçëm të sinodit të ipeshkvijve për Azinë.


(4.12.2006 RV)Për fat të keq edhe në kontekstin aziatik ndjehet rritja e trysnisë negative të shekullarizmit, që ndikon mbi institucionin familjar e rrezikon të pakësojë edhe numrin e thirrjeve për jetë meshtarake e rregulltare. E kjo, sepse Kisha katolike, në vijim të misionit të saj, ndesh vështirësi serioze për shkak të cënimit të lirisë fetare. Gjendja bëhet edhe më e rëndë në zonat e tronditura nga lufta e nga dhuna. Kështu shkruhet më komunikatën përfundimtare të takimit të dhjetë të këshillit të posaçëm të sekretarisë së përgjithshme të sinodit të ipeshkvijve për Azinë. Në këtë dokument përfundimtar, publikuar dje nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, nënvizohet se gjatë takimit, u vu theksi posaçërisht mbi dy argumente jashtzakonisht aktuale: thirrjet për rrugën e meshtarisë dhe të jetës rregulltare dhe dialogu ndërfetar.







All the contents on this site are copyrighted ©.