2006-12-02 15:46:26

Sot në Indi u shpall e Lume Eufrazia Zemrës së Krishtit.


(3.12.2006 RV)RealAudioMP3 Sot, gjatë një kremtimi solemn me ritin e lumnimit, kryesuar nga kardinali Varki Vitaiatil, në Ollur të Indisë u shpall e Lume Eufrazia e Zemrës së Krishtit, rregulltare e kongregatës të Nënës së Karmelit. E lindur në dioqezën indiane të Trikurit më 1877, e kaloi gjithë jetën në vendlindje, ku edhe vdiq më 1952. Ja si shprehet për të lumen e re postulatori i Çështjes së lumnimit, Atë Gjorgj Nedungat:

Përgjigje: - Më ka prekur thellë motër Eufrazia, si mistike e madhe, që iu kushtua plotësisht Krishtit, mbretit të saj e Hyjit të saj, duke marrë pjesë gjallërisht në vuajtjet e mundimet, por edhe në gëzimin e ngjalljes së Zotit. Mbeti në kujtesën e atyre që e njohën si “tabernakull lëvizës” e si “Nënë e lutjes”. E duke u lutur, ngjiti majat më të larta të jetës mistike e të shenjtërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.