2006-12-02 15:43:43

Në Blinisht, thirrje të reja për rrugën rregulltare, në gjurmët e martirëve.


(3.12.2006 RV)RealAudioMP3 Pikërisht në ditën e parë të Kohës së Ardhjes, nga Misioni katolik i Blinishtit na vijnë lajme që flasin për shpresa, gjallëri e vazhdimësi: në 6 fshatrat e misionit, 5 vajza të reja kanë hyrë në rrugën e pjekurisë së thirrjes për jetë rregulltare. Dy janë të Kongregatës së Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, dy të Kongregatës të Regulltareve Venerini, një e Motrave të don Alberionit. Kjo e fundit do të bëjë kushtet e përjetshme më 12 dhjetorin e ardhshëm në Kishën Blinishtit, kushtuar Shenjorëve Martirë shqiptarë.
Në këtë ditë Atë Daniel Dajani, jezuit, dëshmitar historik i fesë në Shqipëri, kremton 100- vjetorin e ditëlindjes. Shprehemi kështu, sepse me dëshminë e tij, ai mbeti gjithnjë i gjallë në zemrat e besimtarëve, gjë që e dëshmon edhe kremtimi i ardhshëm. E gjithë kjo ngjall një atmosferë të gëzuar në prag të Kohës së Ardhjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.