2006-11-27 17:47:36

Në mesazhin dërguar takimit të Balit, Papa thekson: “Dialogu ndërmjet feve duhet shoqëruar me hapjen e zemrës dhe me respektin reciprok”.


(27.11.2006 RV)Në takimin panaziatik, organizuar nga Këshilli Papnor i Kulturës, që vijon punimet në Bali të Indonezisë, po shkëmbehen mendime rreth temës “Jezu Krishti është i gjallë në kulturat aziatike”. Duke e nxitur Kishën të rizbulojë gëzimin e ungjillëzimit, në mesazhin papnor kujtohet se Azia është kontinent me përshpirtëri e misticizëm të thellë, prandaj edhe tokë pjellore për ta dëshmuar Fjalën e Zotit. Prej këndej Ati i Shenjtë i fton të krishterët të kërkojnë mënyra të reja për thellimin e ungjillëzimit dhe inkulturimin e fesë së krishterë në trojet e pafundme të Kontinetit ku u mishërua Fjala e Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.