2006-11-27 18:58:18

Festa e Pavarësisë: flet ambasadori në Itali, Llesh Kola


(27.11.06 RV)RealAudioMP3 Nesër, më 28 nëntor, mbushen 94 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria turke. Pavarësia u përgatit në dy vjet kryengritjesh, që filluan në Malësinë e Mbishkodrës, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore e shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”. Më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar i Vlorës me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera e përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e kohës. Redaksia e programit shqip të Radio Vatikanit e konsideron detyrë e nder t’u bëjë homazh sot të gjithë patriotëve shqiptarë, që me Ismail Qemalin në krye ngritën flamurin në Vlorë e nga zemra u uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen “gëzuar festën e pavarësisë”. Por pikërisht mbi këtë festë e mbi këtë datë të shënuar, të dëgjojmë ambasadorin shqiptar pranë shtetit italian, Shkëlqesinë e Tij, z. Llesh Kola, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.