2006-11-25 12:09:49

Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të Krishtit Mbret!“B“


(25.11.06 RV)RealAudioMP3 ' Jezu Krishti Mbret dashurie që mbretëron në zemra tona!'
Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 34-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, të cilën Kisha ia kushton solemnitetit të Krishtit Mbret.
Dëgjues të nderuar kemi mbërijë në të dielën e mbrame të ‘Kohës së Rëndomtë të këtij viti’ liturgjik kishtar që mbyllet me këtë të diele. Para nesh kemi figurën e Jezusit, Mbretit të Gjithësisë.
Qysh në Besëlidhjen e Vjetër Danieli profet fliste për një bir të njeriut të cilit Zoti i jepë çdo pushtet dhe të cilit të gjithë popujt, kombët e gjuhët i shërbenin (krh Leximi I).
Kjo profeci u realizua në Jezusin: ai është i vetëdijshëm se është Mbret, i paralajmëruar (profetizuar) dhe i pritur, dhe këtë e dëshmon shumë qartë para Pilatit, por saktëson edhe faktin se Mbretërinë e tij nuk duhet kërkuar me dhe në kategoritë njerëzore, pasiqë Mbretëria e tij nuk është këtu poshtë mbi tokë, pra nuk është e kësaj bote. (krh Ungjillin)
Mbretëria e Jezusit është një Mbretëri ku ligji është dashuria ndaj Zotit e të afërmit; drejtësia quhet mëshirë, përdëllim; i afërmi e të tjerët nuk janë nënshtetas e të nënshtruar por vëlla e vëllezër sepse janë bijtë të njëjtit Atë Qiellor; armët e Jezusit janë Fjala, falja e urata.
Ne që jemi të pagëzuar, në saje të hirit të Tij Hyjnor që e kemi marrë dhuratë përmes Shpirtit Shenjtë Zot, qysh tani jemi pjesë e kësaj Mbretërie, mirëpo sot nga Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele, jemi të ftuar ta ripërtërijmë aderimin tonë të brendshëm dhe impenjimin për të punuar në mënyrë që Mbretëria e Jezusit të shtrihet e të përhapet përherë e më shumë në botë, duke u nisura nga familjet e shtëpitë tona.
Këtë, të bindur se Jezusi është mbret i gjithësisë, se Mbretëria e tij nuk është e kësaj bote, nuk mund të krahasohet me asnjë perandori historike, e megjithëkëte Mbretëria e Krishtit realizohet e ndërtohet në histori e kohë duke i shndërruar ato. Në pyetjen e drejtpërdrejtë të Pilatit “a je ti mbreti i judenjve?”, Jezusi përgjigjet, duke pohuar se është mbret, por në mënyrë absolutisht origjinale (Ungjilli). Kështu Gjoni ungjilltar shpjegon se mbretëria e tij qëndron në dëftimin e Tij Hyjnor, dmth në komunikimin e Zotit njerëzve. Në të vërtetë, Jezusi i mundëson e lejon Zotit të jetojë në njeriun e njeriut i ofron mundësinë të ketë pjesë dhe të jetojë në bashkim më Zotin.
Komentin eleximeve biblike te kesaj se diele do te degjojme nga prifti shqiptar nga Tirana, don Marjan Paloka.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.