2006-11-23 17:09:10

Papa Benedikti XVI shpreh dhimbjen për viktimat që ka shkaktuar aksidenti në një minierë të Polonisë.


(23.11.2006 RV)Në një telegram ngushëllimi, drejtuar kryeipeshkvit të Katovices, Damian Zimon, Papa shprehu dhimbjen e tij të thellë për fatkeqësinë që ndodhi, të martën e kaluar, në minierën e qymyrgurit të Halembës, në Poloni, në të cilën vdiqën 23 minatorë.
Tragjedia ndodhi pas shpërthimit të gazit grizù, që shkaktoi rritjen e temperaturës në 1. 500 gradë ndër galeritë e minierës, në thellësi njëmijë metra, ku minatorët po mbyllnin një pus të dëmtuar gjatë një aksidenti të ngjashëm me këtë të fundit, që shkaktoi një fatkeqësi të re.







All the contents on this site are copyrighted ©.