Atë Lombardi: pushtimi i Shën Sofisë kundër shtegtimit të Papës në Turqi “nuk e vë
në diskutim atmosferën e vizitës, që besojmë se do të zhvillohet qetësisht”.
(23.11.2006 RV) ’Një episod me përmasa të kufizuara, por që nuk duhet nënvleftësuar’.
Kështu e komenton drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi përpjekjen
që u bë në Stamboll për të pushtuar ish-bazilikën e Shën Sofisë, më vonë të kthyer
në xhami e sot në muze, nga ana e dhjetra manifestuesëve, kundërshtarë të vizitës
së Papës në Turqi, që do të fillojë pas pesë ditësh. Policia ka ndaluar 39 vetë, të
cilët u deklaruan si anëtarë të lëvizjes rinore nacionaliste. Atë Lombardi nënvizon
se ‘këto fakte nuk ngjallin shqetësime të veçanta, ndonëse krijojnë pakënaqësi” dhe
ripohoi besimin në mikpritjen e siguruar nga autoritetet turke.Ndërkaq bashkësia e
vogël e krishterë në Turqi, rreth 130 mijë vetë në gjirin e një popullsie prej 70
milion banorësh, 99% e të cilëve janë myslimanë, pret me padurim mbërritjen e Papës.
Janë burra e gra, që vijonë ta dëshmojnë me guxim Ungjillin, në një tokë që gjatë
2000 vjet historie i ka dhuruar shenjtorë të shumtë Kishës.