2006-11-21 16:52:50

Baritoria e krishterë e sëmundjet ngjitëse: për këtë do të flitet nga 23 nëntori në Konferencën ndërkombëtare në Vatikan.


(21.11.2006 RV)Kujdesi baritor e shëndetësor për njerëzit me sëmundje ngjitëse, të cilat sot shkaktojnë mijëra viktima: për këtë do të flitet në Konferencën ndërkombëtare organizuar nga Këshili Papnor për baritorinë e shëndetit. Dikasteri Papnor i ka paraqitur Kongregatës për Doktrinën e Fesë një studim lidhur me përdorimin e profilaktikëve.
Në shekullin e 21-të quhen Sida, Sars e përsëri turberkuloz e tingëllojnë si tingëllonin dikur kolera, lija e murtaja. Po cilat janë aspektet baritore, por edhe politikat më të mira shëndetësore e sjellet personale për përballimin e problemit të këtyre sëmundjeve ngjitëse? Kësaj pyetjeje do të përpiqet t’i japë përgjigje Konferenca ndërkombëtare organizuar nga Këshilli Papnor i baritorisë për shëndetin, që do të mbahet nga 23 deri më 25 nëntor, me pjesëmarrjen e 530 specialistëve. Simpoziumi u paraqit sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit dhe u ndoq me vëmendje të madhe nga gazetarët, sidomos përsa i përket çështjes së përdorimit të mjeteve për parandalimin e Sidës.







All the contents on this site are copyrighted ©.