2006-11-20 19:05:42

Takimi i rëndësishëm sot në mesditë në Vatikan mes Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, kard. Tarcisio Bertone dhe Kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku.


(20.11.06. RV)RealAudioMP3 Sot në mesditë në Vatikan, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, hirësija e tij kardinali Tarcisio Bertone priti në audiencë kryeministrin e Kosovës, Agim Cekun. Në këtë takim të përzemërt e plot respekt të anasjellët që zgjati mëse 30 munita, dy personalitetet shprehen vlerësimet e tyre për pëparimet që deri më tani janë shënuar në Kosovë në të gjitha përmasat e shoqërisë.
Kradinali Bertone duke i shpreh mirëseardhjen kryeministrin në Vatikan, tha se brenda një muaji kemi pritur në Vatikan dy personaliteti të një Vendi: kryetarin e parlamentit dhe tani kryeministrin dhe kjo nuk ndodhë ndonjëherë e është shenjë e një dashamirësie që Selia Shenjtë tregon për Kosovën.
Në vijim biseda u përqendrua tek situata aktuale që po kalon sot Kosova, duke nënvizuar në mënyrë të posaçme vlerat e patjerësueshme siç janë të drejtat themelore të njeriut, liria sociale dhe ajo fetare. Të dyja personalitetet nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shtetit e Kishës dhe ndërmjet të gjitha Bashkësive featre në Vend, për ndërtimin e indit të ri të një shoqërie demokratike e pluraliste, në të cilën çdo qytetar gëzon gjitha të drjetat dhe ku promovohet e mira integrale e personit.
Kryeministri Ceku pasi bëri një excursus të historisë së lashtë e të pasur shpirtërore e kulturore të popullit të Kosovës, theksoi se Kosova është Shtet demokratik dhe laik e që garanton të drejtat themelore dhe lirinë e çdo individi, etnie e bashkësie fetare. Qeveria e Prishtinës synon dhe po punon për realizimin e idealit jetik që është pavarësia e Vendit, çka është për të mirën e të gjithë qytetarëve e që i shërben stabilitetit në rajon e zhvillimit të Vendit që po përjeton kohë të vështira tranzicionesh të shumta e të ndryshme.
Ceku falenderoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kard. Bertone për kontributin që Selia e Shenjtë dhe Kisha katolike e Vendit kanë dhënë për Kosovën dhe çështjen e saj. Në mënyrë të veçant Ceku vleroi ndërhyrjet e Papës Wojtila Gjon Palit II-të që ka mbrojtur të drejtat e popullit të Kosovës dhe për mbështetjen morale që ka ofruar kurdoherë, sidomos në vitët e vështira të vuajtjeve e flijimeve të mëdha. Kosova i tha kryeministri Ceku Sekretarit të Vatikanit, tek Selia e Shenjtë gjend mbështetjen morale dhe frymëzimin për realizimin e një shoqërie të re.
Nga ana e tij, Kard, Bertone theksoi se Selia e Shenjtë përcjellë nga afër me shumë vëmendje, dashamirësi por edhe shqetësim zhvillimet e Kosovës e të rajonit. Uroj – tha kardinali Betrone që me ndërmjetësimin e Bashkësisë ndërkombëtare të gjendet sa më parë zgjidhja përfundimtare e statusit që respekton personat, bashkësitë etnike e fetare dhe kështu duke jetuar në mirëkuptim e respekt me të gjithë, të kapërcehet e kaluara e të punohet për një të ardhme të përbashkët.
Selia e Shenjtë dhe Kisha nuk mirren drejtëpërdrejtë me politikë, nënvizoi kardinali Bertone, por ato nuk kurrsejnë ndihmesën për kultivimin dhe mishërimin e vlera njerëzore e morale për avancimin e përparimit të vërtetë në rrugën e paqes e të harmonisë njerëzore. Kisha beson thellësisht në arritjen e një rendi të ri moral të shoqërisë e në shërimin e plagëve. Këtu, nënvizoi Kardinali Bertone, ndihmon vlera shpirtërore e familja, si çelizë e domosdoshme e një Vendi. Prandaj Kosova le të dijë të ecën përpara në udhën e vlerave të vërteta duke ruajtur thesarin e kultivuar vlerat shpirtëror e kulturor që ka .
….Pas takimit me kard. Bertone, kryeministri Ceku dha këtë intervist për Radio Vatikanin ta dëgjojmëRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.