2006-11-18 15:57:42

“Piu XII, protagonist i ‘kryqëzatës të dashurisë së krishterë’ gjatë Luftës II Botërore”.


(19.11.2006 RVRealAudioMP3 Kështu përshkruhet Papa Paçeli nga rregulltarja italo-amerikane Margerita Marpione në librin e saj të fundit kushtuar Piut XII. Libri, që përmbledh mijëra letra drejtuar Atit të Shenjtë gjatë konflikti botëror, dëshmon për impenjimin e tij të jashtzakonshëm në favor të robërve të luftës, pa dallim feje e kombësie.
Letrat, rreth 20 milionë, drejtuar Papës nga familjet e ushtarëve, të robërve të luftës, të të humburve, të hebrenjve të persekutuar, të gjithë në kërkim të lajmeve për të dashurit e tyre, ngjallin emocione të thella e, mbi të gjitha, flasin për solidaritetin e Papës, në kundërshtim të plotë me tezat e përfryra të një lloj shtypi, që kohët e fundit ka bërë përpjekje të bindë opinionin publik mbi ‘heshtjen” e Vatikanit në vitet e tmerrshme të luftës’.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.