2006-11-17 18:05:36

Propozimet e Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës do të bëhët pas zgjedhjeve të Serbisë në janar të 2007-së


(17.11.06. RV) Marti Ahtisari për vizitë në Itali. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari sot në Romë është takuar me kryeministrin e Italisë Romano Prodin dhe me ministrin e jashtëm italian Massimo D’Alema. Temë e bisedimeve të Ahtisarit me qeveritarët italianë ishte çështja e Kosovës dhe kërkimi i një zgjidhjeje të pranueshme të statusit nga të gjitha palët, e që përfshinë dhe mbron të drejtat e aspiratat legjitime të bashkësive të ndryshme etnike që përbëjnë Kosovë. Në mbarim të takimit me ministrin e jashtëm italian, Ahtisari e D’Alema mbajtën një konferencë shtypi pranë ministrisë së jashtme nga ku na njofton kolega kolega jonë Klaudia Bumçi. Cilat janë të rejat nga ky takim, Klaudia RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.