2006-11-17 20:24:08

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 33-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë.
'Jezusi nuk na jepë orarin e saktë por na tregon udhën e vërtetë'!


(18.11.06. RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës, kësaj herët do ti dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së para fundit të këtij viti liturgjik, të dielës së 33-të. Tekstet biblike të liturgjisë së kësaj së diele flasin për seriozitetin e jetës së njeriut dhe të pritjes së ngjarjeve të fundit të ekzistencës njerëzore mbi tokë. Rrini zgjuar e të jeni te gatshëm…sepse Zoti do të vijë: kjo është tema e reflektimit që trajtohet nga leximet biblike duke na drejtuar tek përmasa themelore e përvojës dhe përjetimit të fesë së krishterë. Ajo i drejtohet „realiteteve të mbrame“ dhe na thërret të përgatitemi e të jemi përherë në pritje të Mbretërisë së Zotit. Një jetë e re hapet pas vdekjes trupore; historia jonë hapet para amshimit. Kështu Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na fton të presim me besim e shpresë shfaqjen përfundimtare dhe ardhjen e lavidshme të Jezu Krishti, birit të Zotit e Birit të njeriut.
Më tepër ju ftojmë ti dëgjoni leximet biblike dhe komentin tonëRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.