2006-11-14 17:05:02

Për të përballuar emergjencat humanitare, duhet një koordinim më i madh në nivel ndërkombëtar: kështu u shpreh imzot Çelestino Miliore në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.


(14,11.2006 RV)Fatkeqësi të ndryshme, nga uraganet tek luftërat, dëshmuan vitet e kaluara se të gjitha vendet janë të rrezikuara nga fatkeqësitë e katastrofat e se ka rëndësi vendimtare koordinimi për t’u bërë ballë emergjencave humanitare. Këtë nënvizoi kryeipeshkvi Çelestino Miliore, i cili në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Qelqit, theksoi objektivat e këtij koordinimi: të parandalohet humbja e jetëve njerëzore, të ndihmohen bashkësitë e goditura e të përcaktohen strategji me afate të gjata për rindërtimin. Duke theksuar se krizat humanitare, që nuk zënë faqet e para të mjeteve të komunikimit, mbeten pa ndihmën e duhur financiare, prelati kujtoi impenjimin e Selisë së Shenjtë, përmes Këshillit Papnor “Cor unum”, për të përballuar shkatërrimet e cunamit më 2004 dhe tërmetin në Paksitan më 2005.
Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë vlerësoi lart themelimin e Central Emergency Response (CERF), që krijon mundësitë e shfrytëzimit të fondeve brënda një kohe të shkurtër për t’u bërë ballë emergjencave humanitare, gjë që - përfundoi prelati – nuk duhet ta kufizojë veprimtarinë e shoqërisë civile e të organizatave fetare për të siguruar donacione private e qeveritare.







All the contents on this site are copyrighted ©.