2006-11-14 16:40:46

Irak: 100 të rrëmbyer në Minsitrinë e Universiteteve. Ndryshon politika Bush-Bler.


(14.11.06 RV)RealAudioMP3 Shkallëzimit të dhunës në Irak iu shtua sot një tjetër ngjarje e trishtuar. Një grup i armatosur, veshur me uniformat e policisë, hyri në Ministrinë e Universiteteve në Bagdad dhe rrëmbeu rreth 100 persona: punonjës, roje, vizitorë, që u morën me forcë për t’u drejtuar në një vend të panjohur. Autoritetet mbyllën atenetë e kryeqytetit, pasi docentët refuzuan të paraqiteshin në leksion. Gjithashtu kanë arrestuar drejtuesit e policisë dhe kanë krijuar një grup hetimor për çështjen.
Fatkeqësisht dhuna nuk përfundon këtu. Bombardimi i forcave amerikane në Anbar ka shkaktuar 30 viktima e 17 të plagosur civilë. Në Bagdad, nga shpërthimi në një zonë tregtare kanë gjetur vdekjen 10 vetë dhe janë plagosur 25 të tjerë. Në planin politik, javën që vjen mund të ndërrohen 10 ministra, sipas idesë për ndryshimin e qeverisë shpallur nga kryeministri Al-Maliki.
Ndërkaq, presidenti amerikan Xhorxh Bush është takuar me anëtarët e komisionit Bejker, që po punon për tërheqjen nga Iraku. Sot, ky komision dëgjon në videokonferencë edhe kryeministrin britanik Toni Bler. Duket se aksi anglo-amerikan po përpiqet të ndryshojë politikën ndaj Irakut. Presidenti Bush i ka hapur dyert Sirisë, por është treguar i gatshëm të diskutojë edhe me Iranin për periudhën pas-Sadam në Irak, vetëm kur Republika Islamike të ndalojë aktivitetin bërthamor. Nga ana e tij, kryeministri britanik Bler është gati të ulet me të dyja vendet në tryezën e bisedimeve. Por cilat janë rreziqet e hyrjes së Sirisë dhe Iranit në zgjidhjen e çështjes së Irakut. Pyetëm prof. Arduino Paniça, docent i Studimeve Strategjike në Universitetin e Triestes:
C’ka është mirë sot për Blerin dhe Bushin e madje edhe për Iranin e Sirinë, mund të mos u pëlqejë irakianëve. Ky është problemi i vërtetë. Tani duhet kuptuar se cilat janë reformat që duhen bërë për të paqtuar vendin, i cili është drejt rrugës së një lufte të mundshme civile. Nevojiten një sërë operacionesh, ndër të cilët, mendoj se së pari duhet të shpallet aministia, të rishihet “çështja Sadam” në mënyrën e duhur dipllomatike dhe të shihet se ç’mund të bëhet për komponenten shiite. Pra, nuk është thjesht problem dëshire: çështja e Irakut duhet marrë në dorë nga koalicioni me personazhe të nivelit shumë të lartë. Deri tani, nuk i kemi parë. Administrimi ka qenë shkatërrimtar, por të shpresojmë në të ardhmen. Evropa mund të japë një kontribut të madh, jo vetëm Bler, që është shumë i dobët.







All the contents on this site are copyrighted ©.