2006-11-13 17:06:52

Solidaritet botëror – këtë kërkoi kryeipeshkvi Agostino Marketo në 50-vjetorin e themelimit të Bankës së zhvillimit të Këshillit të Evropës.


(13.11.2006 RV) Duke theksuar se ky solidaritet karakterizohet më tepër nga faktorë ekonomikë, sesa politikë, shoqëror e kulturor – sekretari i Këshillit Papnor për emigrantët dhe endacakët, imzot Marketo, që mori pjesë në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Bankës së zhvillimit të Këshillit të Evropës në Paris, kujtoi se harresa e përmasës humanitare është shkaktare kryesore e thellimit të hendekut ndërmjet vendeve të pasura e vendeve të varfëra si dhe ndërmjet të varfërve e të pasurve brënda vendeve të ndryshme. Prej këndej – shpjegoi imzot Marketo - buron emigracioni, që tregon qartë se të gjithë kërkojnë një rend të ri ekonomik ndërkombëtar, në të cilin rindarja e drejtë e pasurive të tokës do të kontribuonte për t’i kufizuar në mënyrë të ndjeshme flukset e popullsisve që ikin nga vendet e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Në përfundim prelati kujtoi fjalët e Papës Gjon Pali II, me vlerë aktuale për të gjithë: “Burimi kryesor i njeriut, është vetë njeriu”.







All the contents on this site are copyrighted ©.