2006-11-13 17:21:18

Libani në krizë rrezikon kaosin.


(13.11.06 RV) Libani rrezikon të bjerë sërish në kaos për shkak të krizës së brendshme. Sot paradite, qeveria libaneze miratoi projekt-rezolutën e OKB-së për ngritjen e një Gjykate ndërkombëtare, e cila duhet të procesojë vrasësit e ish-kryeministrit Rafik Hariri. Në mbledhje nuk morën pjesë 6 ministrat filosirianë, që dhanë dorëheqjen. Cili është problemi i vërtetë? Të dëgjojmë Kamil Eid, gazetar i “Avvenire”-s, ekspert i çështjeve libaneze:
Jemi dëshmitarë të një ndarjeje shumë të thellë, sepse kemi dy palë të dalluara mirë, që akuzojnë njëra-tjetrën. Njëra palë akuzon tjetrën se po e tërheq Libanin në aksin Damask-Teheran dhe se po pengon formimin e një gjykate ndërkombëtare, që duhet të procesojë përgjegjësit dhe sikarët e vrasjes së ish-kryeministrit Hariri. Pala tjetër akuzon të parën se po e tërheq Libanin në aksin Tel Aviv-Uashington, prandaj po e çon jashtë kontekstit rajonal, drejt një krize edhe më të madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.