2006-11-11 15:31:57

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të gjatë vitit kishtar “B”
Shkandulli i shpresës në Zotin!


(11.11.06. RV) RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të Fjalës së Zotit të dielës së 32-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.
Tema e liturgjisë së Fjalës së kësaj së diele për dy të veja të varfëra, por të afta të dhurojnë veten e gjithaçka kanë: mikpritja e vjeshuës së parë shpërblehet, kompensohet nga mrekullia e Elisë profetë ( për çka flet leximi i parë nga Libri i parë i Mbretërve 17,10-16) dhe bujaria e përvujtë e vejushës së dytë që meriton lëvdatën e jashtëzakonshme nga Jezusi ( për çka flet pjesa ungjillore kësaj së diele marrë nga Marku 12,38-44).
Këto dy gra të veja në aftësinë e tyre të dhurimit, të bujarisë,të zemërgjërësisë së tyre janë figura të Krishtit, i cili ka ofruar vetveten një herë e përgjithmonë për shëlbimin e njerëzimit, pra për çlirimin e njerëzimit nga egozimi e robëria e mëkatit dhe e vdekjes.
Kjo sjelle, ky qëndrim themelor për fenë e krishterë, sot bëhët objekt i lutjes së Meshës së kësaj të diele. Në të vërtetë në lutjen e dytë të Meshës ne, si besimtarë, i kërkojnë Zotit ndihmë në mënyrë që “…të gjithë të mësojmë të falim, të mësojmë të dhurojmë sipas shembullin të Atij që ka dhuruar vetveten…”.
E veja e parë na përshkruhet në leximin e parë të kësaj së diele, në Librin e parë të Mbretërve: Elia nuk heziton as nuk ka frikë ti kërkojë gjithçka i mbetët kësaj vejueshe për mbijetesë dhe ajo i beson profetit e dhuron gjithëçka kishte. Në këte ajo bëhët simbol i atyre që janë të aftë ti besojnë Zotit e të mbështeten në Fjalën e Tij Hyjnore, përkundra të gjitha vështirësive të jetës.
Kështu Krishti, në leximin e dytë nga Letra e Hebrenjve ( Heb 9.24-28): është Ai ndërmjetësuesi i vetëm ndërmjet njerëzve dhe Zotit sepse ka ofruar e dhuruar vetveten Atit Qiellor, njëherë e përgjithmonë për shpëtimin e çdo njeriu. Në këtë dhurim të vetëm e përfundimtar Ai bartë me vete mbarë njerëzimin, i cili tani mund të shpresojë në përqafimin e Atit Qiellor.
Edhe e veja, për të cilen na flet pjesa e Ungjillit të kësaj së diele nga Marku 12.38-44, lavdërohet nga Jezusi jo për ofertën e saj të vogël e të pakët që fali në tempull, por sepse ka dhënë “gjithë atë që kishte për të jetuar”: kjo fjali përmbledhë dhe pasqyron gatishmërinë e plotë të kësaj gruaje të varfër, e cila ka dhënë vetëm diçka nga ajo pasuri që kishte, por në atë shenjë të vogël që fali, dhuroi vetveten. Për këte ajo bëhët shenjë e dashurisë së Zotit.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na flet për një realitet që duket se është harruar nga shoqëria jonë e pasur dhe e ngopur bashkëhokohe. Përmes Fjalës së Tij, Zoti na flet mbi provaninë që është fryt i fesë së vërtetë e të gjallë në Të.
Një grua e vejë e Sareptës e dhuron bukën e mbrame që kishte. Një tjerë grua e vejë e Jeruzalemit e dhuron paranë e fundit. Dy gra, të varfëra, pa identitet, pa emër, të lënduara në dashuri, e dorëzojnë jetën e tyre. Në Sareptë përgjigjia është një mrekulli, buka e pashterrshme, buka që nuk ka të mbaruar. Në Jeruzalem nuk ka kurrfarë mrekullie. Mirëpo mrekullia tashmë ka ndodhur, dhurimi i copës (pjesës) së mbrame të jetës: sepse të japësh dmth. jetosh, të mbash për vete dmth të vdesësh.
Gjesti që dy gratë bëjnë është diçka e palogjikshme, nuk është punë e mençur. Nuk është urti të hedhësh paratë e vogëla që ke në thesarin e tempullit. Por është shkandull i shpresës.
Kësaj gruaje nuk dijmë as emrin, nuk ia njohim as fytyrën, as sytë e saj, por e njohim zemrën e saj, me rrahjet e veta të çuditshme, ato të vetmisë, të varfërisë, por edhe të shpresës. Shpresa e dëshprimit të atij që e provokon Zotin e gati gati e detyron: unë kam menduar në Ty, ti kam konsideruar e trajtuar si thesarin e gjëjen më të rëndësishme të jetës sime. Tani të takon Ty të mendosh për mua.
Jezusi, ulur, vështron se si njerëzit hedhnin monedha në thesarin e tempullit. Vështron jo sa jepnin, por si i dhuronin. Jezusi nuk shikon sasinë por me sa zemër e bëjnë gjestin e bujarisë e të dashurisë, me sa vërtetësi e zemër të pastër dhurojnë e ndihmojmë të tjerët. Zotit nuk i jepet as shumë, as pak, as asgjë, por gjithçka.
Ketu mund te degjoni leximet e se dieles dhe komentin nga prifti shiqptar nga Tirana, don Arian Shkurti







All the contents on this site are copyrighted ©.