Në audiencë tek Benedikti XVI presidenti i Republikës së Qipros.
(10.11.2005 RV)Gjendja aktuale e Republikës së Qipros, parë në dritën e ngjarjeve
ndërkombëtare të kohëve të fundit dhe situata në të cilën jetojnë bashkësitë kristiane
e katolike në vend, ishin argumentet kryesore që u prekën në audiencën e Benediktit
XVI me presidentin e Republikës qipriote, Tasos Papadhopullos, që zgjati njëzet minuta.
Sipas një note të Sallës vatikanase të Shtypit, u shkëmbyen informacione dhe opinione
rreth gjendjes aktuale të Qipros dhe perspektivave për të ardhmen, parë edhe në dritën
e impenjimit të bashkësisë ndërkombëtare. Vëmendje e posaçme – vijon komunikata –
iu kushtua kushteve në të cilat jetojnë e punojnë bashkësitë e ndryshme të krishtera
të ishullit, që gëzojnë liri të plotë për praktimin e fesë, gjë për të cilën Papa
shprehu kënaqësinë e tij. Temë tjetër në dialogun ndërmjet Papës e presidentit
qipriot, ishte edhe ajo e integrimit të kontinentit evropian e, posaçërisht, e dialogut
ndërmjet kulturave e feve, që ndihmon në afrimin ndërmjet tyre. Nuk mungoi – përfundon
nota – edhe kujtimi i aspekteve të situatës ndërkombëtare e, në mënyrë të veçantë,
ai i mikpritjes së refugjatëve nga Republika e Qipros gjatë konfliktit të fundit në
Liban. Si përfundoi bisedimet me Papën, presidenti qipriot u takua me kardinalin Tarçizio
Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit.