(09.11.06 RV)Kosova mund të shpallë
pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Pas emisionit të djeshëm në një televizion kosovar,
ku Ekipi i Unitetit u shpreh për një Kosovë të pavarur me çdo kusht, lajmi konfirmohet
sot edhe nga kryeministri Agim Ceku. Mënyra më e mirë për njohjen e pavarësisë së
Kosovës është një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, por e pranueshme është edhe
shpallja e pavarësisë nga Kuvendi, tha Çeku pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Joakim
Ryker. Ndërkaq, nesër në Vjenë, kryenegociatori për statusin Marti Ahtisari takohet
me anëtarët e Grupit të Kontaktit. Nga takimi gjithsesi, nuk pritet ndonjë gjë e veçantë.
Të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga Prishtina….