2006-11-09 18:23:12

Arrihet marrëveshja për qeverinë palestineze të bashkimit kombëtar.


(09.11.06 RV)Një ditë pas masakrës së Beit Hanunit në Rripin e Gazës, e cila i kushtoi jetën 18 vetëve, një turmë pa fund shoqëroi viktimat gjatë funeralit. Në Izrael ushtria është në gatishmëri për kërcënimet e militantëve islamikë, të cilët janë gati të hidhen në erë në territorin hebraik. Sipas kryeministrit të Tel Avivit, përgjegjëse për masakrën ka qenë një avari teknike e artilerisë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për çështjen, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të mblidhen në Kajro, ministrat e jashtëm arabë.
Ndërkaq, duket se vazhdojnë pa probleme diskutimet ndërmjet presidentit palestinez Abu Mazen dhe kryeministrit Ismail Hanijeh, për formimin e qeverisë së bashkimit kombëtar. Vetë lideri i Hamasit, kryeministri Hanijeh ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje bazë për këtë. Sipas saj, Hanijeh nuk do të jetë më kryeministër, por do të zgjidhet njëri nga tre kandidaturat e paraqitur nga Hamasi. I favorizuar duket se është Zaher Kuhail, drejtues i Universitetit ndërkombëtar palestinez të Gazës.







All the contents on this site are copyrighted ©.