2006-11-08 18:01:11

Përfundoi dje në Vatikan takimi i drejtuesve evropianë të punës baritore për turizmin.


(8.11.2006 RV)Organizator ishte Këshilli Papnor i baritorisë për emigrantët dhe endacakët, ndërsa tema: “Turizmi, realitet i tërthortë. Aspekte baritore”.
Në takim u theksua se turizmi në veçanti e lëvizja e vrullshme e njerëzve nga njëri vend në tjetrin në përgjithësi, po ia ndryshojnë faqen famullive e edhe shërbimit të meshtarëve. Famullia sot është gjithnjë në lëvizje, ndryshon shpesh e meshtarët duhet të kujdesen vazhdimisht për t’u dhënë mësimet e para të krishterimit njerëzve që nuk kanë dëgjuar të flitet për Krishtin, sepse vijnë nga kultura e vende të tjera, të largëta e të ndryshme. Është një sfidë, që Kisha e pranon, për të cilën organizoi edhe takimin kushtuar baritorisë së turizmit. 







All the contents on this site are copyrighted ©.