2006-11-08 18:48:10

Më 27 nëntor procesi i apelit për Sadam Hyseinin. Kryeipeshkvi i Tikritit: më mirë burgim i përjetshëm.


(08.11.06 RV)Do të vazhdojë më 27 nëntor procesi i apelit i Sadam Hyseinit dhe i 6 bashkëpunëtoreve të tij në Irak. Afati i gjatë është lënë kryesisht për t’u dhënë mundësi avokatëve të mbrojtjes të gjejnë dëshmitarë në favor të Sadam Hyseinit dhe të tjerëve që janë dënuar me vdekje.
Në një intervistë dhënë për agjensinë e lajmeve të Konferencës Ipeshkvnore Italiane SIR, kryeipeshkvi i Tikritit, imzot Luis Sako ka deklaruar se vendimi është i drejtë, sipas ligjeve e zakoneve irakiane, por është i papranueshëm për të si ipeshkëv katolik. Do të ishte më mirë burgimi i përjetshëm, ka pohuar ai.
Ndërkaq, në terren, me përfundimin e shtetrrethimit, vendosur në Bagdad pas dënimit me varje të Sadam Hyseinit, rifilloi dhuna. Mëse 60 vetë janë vrarë sot në të gjithë vendin.







All the contents on this site are copyrighted ©.