2006-11-07 18:23:49

Ja argumentet kryesore të programit të 7 nëntorit


Shumë njerëz sot jetojnë sikur Zoti të mos ekzistonte: këtë nënvizoi sot Benedikti XVI në audiencë me ipeshkëvijtë zvicëran në Vatikan për vizitë ad Limina Apostolorum dhe foli mbi rolin e Kishës zvicërane para sfidave të një shoqërie, e cila gjithnjë më tepër tregon shenja shqetësuese të shkrishterimit, siç po ndodhë edhe në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore;


Të varfërit e botës presin shlyerjen e borxhit. Kështu deklaroi kardinali Renato Martino duke blerë në Londër, në emër të Papës, letrën e parë me vlerë të ‚Ndihmës Financiare Ndërkombëtare për Vaksinim, falë marrëveshjeve multilaterale e bilaterale që do ti hapin vendeve në borxh udhën për të arritur deri te të mirat që lypet për të „plotësuar nevojat“ themelore për jetesë e për zhvillim;


Ministria e brendshme e Irakut ka akuzuar 57 punonjës publikë shtetëror për torturimin e qindra të burgosurve të ngujuar në një burg të Bagdadit Numër 4 . Ndër ta shumica janë oficierë të lartë të policisë e funksionarë civilë të periudhës së diktaturës.


Ish presidenti irakian Sadam Hyseini është paraqitur përsëri sot në sallën e gjyqit në Bagdad në procesin e dytë kundër tij së bashku me gjashtë persona tjerë bashkëpunëtorë të ij për genocidin e kurdëve në vitet 80-ta. Të dielën e kaluar ish diktatori është dënuar me vdekje në procesin e parë për vrasjen e 148 shiitëve;


Reforma Zgjedhore, përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor si dhe zhvillimet politike në Shqipëri, ishin temat e diskutuara gjatë një takimi të zhvilluar sot në Presidencë mes Kreut të Shtetit të Shqipërisë Alfred Moisiu dhe përfaqësuesve të Kuvendit dhe partive. Takimet e Presidentit Mosiu do të vijojnë me kryetarë të grupeve të tjera parlamentare dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve.


Greqia u jep nënshtesi greke minoritarëve që banojnë në Shqipëri. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë greke dhe ka të bëjë me të gjithë ata që u është njohur i ashtuquajturi status i homogjenit.

Ministri britanik për Evropën, Geoffrey William Hoon, sot në Prishtinë tha se Britania e Madhe mbetet pranë qëndrimit të shprehur nga Grupi i Kontaktit se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet gjatë këtij viti e lajme tjera







All the contents on this site are copyrighted ©.