2006-11-06 12:02:05

Lajme nga Kisha në botë:


(5.11.2006 RV)RealAudioMP3 Në kuadrin e kremtimeve për restaurimin e katedrales së Baltimores, në SHBA, sot u kremtua Mesha e parë solemne e hapjes së katedrales dhe shugurimi i elterit. Liturgjinë e kryesoi kardinali Uilliam Heri Keler, i cili mbajti edhe homelinë e rastit. Gjatë kremtimit të ritit foli edhe i dërguari i Papës Benedikti XVI, kardinali Xhejms Frensis Staford. Ishin të pranishëm shumë autoritete kishtare e civile amerikane e, sidomos, një numër i madh besimtarësh.
Dje kardinali Stanislao Dgjivish, kryeipeshkëv i Krakovisë, kryesoi në famullinë e Niegovicit, Meshën shenjte në përkujtim të 60 vjetorit të shugurimit meshtrak të Papës Vojtila nga kardinali Adam Stefan Sapieha.
Në këtë kishë u vendosën disa relike të Gjon Palit II, të cilat u bekuan pak ditë më parë nga kryeipeshkvi Angelo Komastri.
 

  







All the contents on this site are copyrighted ©.