2006-11-06 19:55:28

10 nëntori datë e rëndësishme për statusin e Kosovës.


(06.11.06. RV)RealAudioMP3 Takimi i kryenegociatorit, Marti Ahtisari me Grupin e Kontaktit do të mbahet pikërisht në atë ditë, siò njoftoi zëdhënësja e Ahtisarit, Hua Gjiang. Nuk është saktësuar vendi i takimit. Sipas zëdhënëses, Ahtisari do të shtrojë për diskutim disa ide mbi zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet teknike për të cilat është folur drejtpërdrejt mes Prishtinës edhe Beogradit.

Në raportin e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit, që do të bëhet publik të mërkurën, pritet të thuhet se statusi i Kosovës është sfida kryesore në politikën e Bashkimit Evropian. Sipas raportit, Kosova është rast i veçantë dhe nuk paraqet precedent. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë të mendimit se zgjidhja e statusit të Kosovës do të ketë ndikim pozitiv për tërë rajonin e Ballkanit, prandaj presin që vendet fqinje të Kosovës të luajnë një rol konstruktiv në këtë proces.







All the contents on this site are copyrighted ©.