2006-11-03 18:27:15

Ja argumentet kryesore të programit të 3 nëntorit


Mohimi i Zotit e çon njeriun drejt ankthit e dëshpërimit: kështu foli sot Papa Benedikti XVI gjatë vizitës në Universitetin Papnor Gregorian në Romë.
Ati i Shenjtë nënvizoi se për të qenë konstruktiv, dialogu ndërmjet feve duhet të evitojë çdo ambiguitet. Gjithashtu, Papa falenderoi jezuitët, që drejtojnë ateneun që prej 4 shekujsh, duke i bërë një shërbim të madh Kishës Universale.

Nesër paradite Benedikti XVI do të kremtojë në Vatikan, meshën për shpirt të kardinjave e të ipeshkvijve të vdekur gjatë vitit.


Letër e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone drejtuar pjesëmarrësve të javës shoqërore që po zhvillohet në Toledo të Spanjës.


Bashkësia ndërkombëtare të punojë për rihapjen e negociatave ndërmjet izraelitëve e palestinezëve, në mënyrë që të arrihet në formimin e dy shteteve. Ndërhyrja e Vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, imzot Celestino Miliore në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.


Kryeministri i Kosovës Agim Ceku në Malin e Zi u shpreh për pavarësinë e Kosovës, me praninë e ndërkombëtarëve, foli për refugjatët dhe i kërkoi Podgoricës të hapë një zyrë diplomatike në Prishtinë.


Ministri i jashtëm rus diskuton për çështjen kosovare me homologët e tij të Bashkimit Evropian.

U lirua në Afganistan fotoreporteri italian i mbajtur peng që prej një muaji.

Kalendari kishtar përkujton sot shën Pio Kampidelin. Ndërsa duke shfletuar kalendari historik kombëtar përkujtojmë dom Ndre Zadejën në 115-vjetorin e lindjes

E lajme të tjera








All the contents on this site are copyrighted ©.