2006-11-02 16:12:59

Deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit mbi mungesën e mundshme të kryeministrit turk Erdogan gjatë vizitës së Papës në Turqi.


(2.11.2006 RV)RealAudioMP3 Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot, përmes një komunikate, se Selia e Shenjtë ka qenë prej kohe në dijeni të impenjimit të rëndësishëm të Kryeministrit në takimin e rangut të lartë të Natos në Letoni. Selia e Shenjtë – përfundon Komunikata – është informuar prej kohe se kryeministri kishte shumë dëshirë të ishte i pranishëm në Turqi për t’u takuar me Papën, por se nuk qe i sigurtë për këtë e se, në rast mungese, do të përfaqësohej nga një autoritet tjetër i rëndësishëm i qeverisë, dmth nga zevendës-kryeministri.







All the contents on this site are copyrighted ©.