2006-11-01 18:06:56

Nesër ipeshkvijtë e SHBA e të Meksikës do të kremtojnë së bashku Meshën pranë “Murit antiemigracion” ndërmjet dy vendeve. Intervistë e kardinalit Barragan.


(1.11.2006 RV)Muri, që po ndërtohet nga administrata e SHBA për të ndaluar fluksin e emigrantëve, i ndan edhe ipeshkvijtë e dy shteteve. Për të treguar se nuk e dëshirojnë këtë ndarje e se vijojnë të jenë të bashkuar, me ose pa mure, prelatët e dy Konferencave ipeshkvnore do t’i lartojnë Zotit lutjen e përbashkët, duke dënuar njëzëri murin që ndan popujt e tyre. Të dëgjojmë kryetarin e Këshillit Papnor për baritorinë e shëndetit, kardinalin Havier Lozano Barragan, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Para së gjithash, duhet të themi se çdo shtet ka të drejtë të mbrojë kufijtë e vet e edhe të bëjë ligje. Por pa harruar se këto ligje duhet të jenë gjithnjë në përkim me dinjitetin e njeriut. Mendoj se një mur si ky, nuk është masë e inteligjente për të mbrojtur kufirin. Është diçka që duhej bërë me miratimin e të dy vendeve. Nuk duhet të ishte masë e njëanëshme. Por dihet se atje ku mbaron inteligjenca, fillon dhuna!
Pyetje: - Dmth dhunon dinjitetin e njeriut?
Përgjigje: - Janë dy vende që duhet të bien dakord. Nuk duhen marrë vendime të turpshme, që e përjashtojnë tjetrin, dmth popullin meksikan. Kjo e plagos rëndë dinjitetin e njeriut, aq më tepër kur mendon se më se 3 mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë këtij kufiri.

 







All the contents on this site are copyrighted ©.